Linda Poda dhe Julka Gramo shtatzëna

Jun 11, 2015 | 14:10
SHPËRNDAJE


Balerina Linda Poda dhe moderatorja radiofonike Julka Gramo kanë bërë publike shtatzënitë e tyre gjatë sfilatës së nuseve, që u organizua të enjten në Tiranë. Linda do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë nga lidhja 5-vjeçare me modelin Oni Pustina. Ndërsa Julka pret të bëhet mama për herë të dytë nga martesa me Dj.Andyn, me të cilin ka një djalë 4- vjeçar. Kësaj here, Linda ishte surpriza e mbrëmjes, të cilën ajo e kishte rezervuar për këtë event, në të cilin ka sfiluar si nuse në çdo edicion. Që nga viti 2010, kur Oni fitoi spektaklin e parë të “Dancing with the stars Albania”, Linda e cila i përkushtohet profesionit të juristes, shfaqet në publik shumë rrallë, si në këtë event.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura